
Ushtria amerikane krijon sistemin vete riparues per robotet
Kërkuesit po zhvillojnë një sistem të ri teknologjik i cili do ti ndihmojë robotët ushtarakë të jenë më të pavarur.
Sistemi i ri teknologjik synon të sigurojë që një robot të marrë gjithmonë veten pas një dëmtimi, që do të thotë se në raste të dëmtimeve robotët ushtarakë të mund të vetë riparohen dhe të kthehen përsëri funksionalë. Aftësia e robotëve për tu rikthyer vetë përsëri në gjendjen fillestare, pa pasur nevojë për asnjë asistencë njerëzore, do të thotë që ushtarëve nuk do u duhet më të rrezikojnë jetën e tyre për tu ardhur në ndihmë sistemeve autonome. Një ushtar më tregoi se e vlerësonte robotin e tij aq shumë sa ai u hodh nga makina për ta shpëtuar robotin kur ai e pati të pamundur të kthehej pasi ishte përmbysur, u shpreh kërkuesi i ARL doktor Chad Kessens. Kjo është një histori të cilën nuk do të doja ta dëgjoja përsëri, tha gjithashtu dr. Kessens. Ekipi i cili është duke bashkëpunuar gjithashtu me Northrop Grumman Remotec, është duke zhvilluar një sistem të ri i cili bazohet në një detyrë të rëndësishme për robotët ushtarakë, që është aftësia vetë riparuese e tyre. Një makineri robotike do të jetë e pajisur me arkitekturë modulare dhe një platformë të lehtë të aftë për tu palosur.
Firma pret të nisë prodhimin në fund të këtij viti. Këta robotë janë krijuar për të mbrojtur ushtarët nga dëmtimet, u shpreh Reed Young, menaxher programues i robotikës dhe autonomisë në JHU/APL. Aftësia vetë riparuese është një aftësi kritike e cila vetëm do e çojë përpara qëllimin kryesor. Sistemi është dizajnuar për të analizuar se kur një robot mund të rregullojë pozicionin e tij nga çdo orientim i përmbysur. Analiza për të cilën kam punuar shikon në të gjitha gjeometritë dhe orientimet e mundshme në të cilat roboti mund ta gjejë veten, u shpreh Kessens. Problemi është se çdo lidhje e shtuar shton një dimension në hapësirën e kërkimit, kështu që është e rëndësishme të shikojmë në vendet e duhura për gjendje dhe lëvizje të qëndrueshme. Nga ana tjetër kërkimi mund të marrë shumë kohë, u shprehën kërkuesit. Sistemi lidhet me një algoritëm adaptiv të marrjes së mostrave të cilat kërkojnë për ndryshime. Korniza për sistemin e ri teknologjik u dizajnua fillimisht për mjetet nënujore. që kjo të funksionojë ne jemi duke kërkuar për gjendje kur robotët të mund të kalojnë nga një gjendje e qëndrueshme në një tjetër të paqëndrueshme, të cilat shkaktojnë përmbysjen e robotëve, u shpreh kërkuesi Galen Mullins.
Teknika ime ishte e aftë të parashikonte në mënyrë të efektshme se kur këto ndryshime të gjendjes së robotit mund të ndodhin, kështu ne mund të hulumtojmë në mënyrë efektive mjedisin. Kërkuesit u shprehën se sistemi AEODRS u jep mundësinë robotëve të vetë riparohen dhe të kthehen në gjendjen e tyre normale. Ushtria dhe Marina duan robotë të cilët në rast se përmbysen gjatë një misioni, të mund të kthehen vetë dhe të rregullojnë gjendjen e tyre në pozicion me tokën, por ende po përpiqemi të kuptojmë se çfarë lidhet ekzaktësisht me këtë, është shprehur Kessens. Ne kemi zhvilluar një analizë metrike për të vlerësuar aftësinë e një roboti për tu vetë drejtuar ose pozicionuar në një sipërfaqe plani të pjerrët, dhe ne gjithashtu mund ta përdorim si një mjet për të përmirësuar dizajnin e robotëve. Hapi ynë i rradhës është të përcaktojmë se çfarë është i aftë të bëjë një robot në një terren të thyer.
Më të lexuarat








